Mbrojtësi llapjan, Ilir Blakçori është lojtari më i ri i klubit nga Gjilani, Dritës.
Drita ka zyrtarizuar sot (e enjte) gjatë ditës transferimin e parë të kësaj vere.
Bëhet fjalë për mbrojtësin nga Podujeva, Ilir Blakçori, i cili në sezonin e fundit mbrojtësi ngjyrat e Llapit.
Është vet klubi gjilanas, i cili ka zyrtarizuar transferimin e Blakçorit në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale.
“Mirë se vjen Ilir Blakçori”, shkruan në njoftimin e Dritës me anë të një video të postuar.
Blakçori në të kaluarën ka mbrojtur edhe ngjyrat e rivalit të urryer lokal, Gjilanit. /Telegrafi/