Mesfushori llapjan, Hamdi Namani është transferimi i ri i klubit gjilanas, Dritës.
Drita ka vazhduar fushatën e nënshkrimeve dhe pas zyrtarizimit të mbrojtësit Ilir Blakçorit, tani ka konfirmuar edhe një tjetër.
Bëhet fjalë për mesfushorin e njohur, Hamdi Namani, i cili ka nënshkruar me Dritës, pas disa sezoneve të kaluara te Llapi.
Është vet klubi gjilanas, i cili ka zyrtarizuar këtë transferim me anë të postimit në rrjetet e tyre sociale, ndërsa nuk ka publikuar detaje tjera.
“Mirë se erdh Hamdi Namani – Lumi”, shkruan në postimin e fundit të Dritës.
Ndryshe, Namani gjithë karrierën e ka kaluar te Llapi duke qenë njëri nga më të dalluarit në Kosovë në vitet e fundit. /Telegrafi/