Telegrafi

Zyrtare: Drita nënshkruan me Astrit Thaqin

Klubi gjilanas, Drita ka njoftuar nënshkrimin me mbrojtësin e njohur Astrit Thaqi, i cili së fundmi luajti te kampioni i Kosovës, Ballkani.

Klubi gjilanas ka vazhduar me ndryshime pas përfundimit të sezonit 2022/23 në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas largimeve të Hamdi Namanit, Ilir Blakqorit, Ardian Limanit dhe Marko Simonovskit, Drita ka kthyer vëmendjen kah përforcimet.

“Intelektualët” kanë njoftuar sot (e premte) se kanë nënshkruan me Astrit Thaqin një kontratë dyvjeçare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth KF Dritës

Postimi pa ndërhyrje i Dritës

ASTRIT THAQI VISHET BARDH E KALTËR

Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me mbrojtësin Astrit Thaqi.

Sot në ambientet e klubit, Thaqi është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në familjen bardh e kaltër dhe ku kanë nënshkruar kontratë dyvjeqare me klubin.

Thaqi ka përvojë të gjatë në superligë si dhe në arenën ndërkombëtare.

Astriti është paraqitur për shumë skuadra kosovare dhe së fundmi ishte pjesë e KF Ballkani

Mirë se vjen Astrit

FC DRITA

/Telegrafi/