Drita ka arritur të nënshkruajë me Ardit Tahirin, që në vitin e fundit ishte pjesën e Besës.
18 vjeçari ka luajtur 30 ndeshje sezonin e shkuar, ku ka shënuar 9 gola.
“Arditi është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje në klub. Arditi vlerësohet si një futbollist me perspektivë dhe do të jetë pjesë e grupit tonë, për t’i dhënë freski dhe forcë shtesë sulmit të Dritës”.
“Arditi deri më tani ka qenë pjesë e FC BESA nga Peja, ndërsa pas paraqitjeve të mira, ka bindur që të bashkohet me ne”.
“DRITA e sheh si talent të së ardhmes dhe tashmë është arritur kontrata tri vjeçare mes lojtarit dhe klubit”, thuhet në njoftimin e klubit.
Drita ka bërë disa përforcime të mëdha këtë sezon dhe do të jetë kandidat për titull./Telegrafi/