Site icon Telegrafi

Zyrtare: Drita ndanë rrugët me futbollistin brazilian Iran Junior

Iran Junior është i larguari i radhës nga FC Drita.

Mesfushori brazilian ka qenë pjesë e Dritës në sezonin e fundit, por që nuk pati hapësirat e mjaftueshme te klubi gjilanas.

Ka qenë faqja e Dritës që ka njoftuar ndarjen e bashkëpunimit me marrëveshje të dyanshme me futbollistin brazilian.

Sa ishte pjesë e Dritës, Iran Junior zhvilloi 14 ndeshje duke shënuar edhe dy gola dhe duke asistuar në një tjetër.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

Ju njoftojmë që kemi mbyllur bashkëpunimin me marrëveshje të dy anshme me lojtarin Iran Junior.

Iran erdhi te ne në sezonin 2022/23 dhe gjatë periudhës një vjeçare arriti 14 paraqitje me klubin në të gjitha kompeticionet dhe realizoi 2 gola dhe 1 asist.

Klubi jonë e falënderon IRANIN për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës. /Telegrafi/

Exit mobile version