Drita ka konfirmuar zyrtarisht se Akis Vavalis është trajneri i tyre i ri.
Strategu grek do ta zëvendësojë Arsim Thaçin që para pak ditësh dha dorëheqje nga klubi gjilanas.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë nga Drita:
Akis Vavalis është trajneri ynë i ri
Klubi jonë, FC DRITA ka knaqësin të prezantoj trainerin e ri të klubit Vavalis nga Greqia.
Vavalis është pritur nga Drejtori Gjeneral z. Feti Murseli, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese me klubin.
Marrëveshja e nënshkruar mes klubit dhe trajnerit Akis Vavalis është deri në fund të sezonit 2023/2024 me mundesi vazhdimi edhe për nje vit tjetër.
Vavalis ka përvojë dymbëdhjetë vjeçare si trajner dhe ndihmës trajner.
Treneri Vavalis i bashkohet klubit tonë së bashku me ndihmësin e tij, Nikolas Karabetakis. /Telegrafi/