Site icon Telegrafi

Zyrtare: Drita ‘blindon’ mesfushorin Hamdi Namani

Klubi gjilanas, Drita ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me yllin e skuadrës, Hamdi Namani.

Drita padyshim së është klubi më aktiv në këtë afat kalimtar, me transferime të reja dhe me rinovime kontratash.

‘Intelektualët’ kanë transferuar yje si Blend Baftiu, Besnik Krasniqi dhe Florjan Smakiqi, ndërsa kanë rinovuar me Ilir Blakqorin dhe Marko Simonovskin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Drita FC

Megjithatë, sot (e mërkurë) gjatë ditës, Drita ka konfirmuar edhe rinovimin me mesfushorin Namani, i cili do t’i mbrojë ngjyrat e klubit gjilanas edhe për dy vite.

Postimi pa ndërhyrje i Dritës

Lumi vazhdon edhe për dy vite me DRITËN

Klubi ynë FC DRITA dhe Hamdi Namani-Lumi kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite të tjera.

Namani është pjesë e klubit tonë tani e tri vite, ku deri më tani ka zhvilluar 103 ndeshje zyrtare në tri kompeticione dhe ka shënuar 18 gola.

FC DRITA i dëshiron suksese Namanit në rrugëtimin tonë.

/Telegrafi/

Exit mobile version