Site icon Telegrafi

Zyrtare: Drenica prezanton pesë transferimet e verës dhe rinovon kontratat me katër yjet e ekipit

Skuadra nga Skënderaj ka vazhduar kontratat me katër futbollistë të rëndësishëm që kishte edicionin e kaluar.

Emrat si Shkelzen Lushtaku, Kreshnik Uka, Denisson Silva e Harallamb Qaqi do të vazhdojnë të jenë pjesë e Kuqezinjve.

Ndërkohë ekipi i drejtuar nga Tahir Lushtaku ka bërë afrimin e pesë futbollistëve cilësorë.

Arbios Thaqi rikthehet në klub ashtu si Armend Abazi, derisa kontratë me Drenicën kanë nënshkruar edhe të rinjtë si Erjon Morina e Erdin Dushi,.

Përforcimi nga jashtë është ai i Samuel Noye që ka përvojë nga futbolli norvegjez, qipriot e portugez.

Njoftimi i plotë nga klubi i Drenicës:

Prezantohen rinovimet dhe afrimet e reja te klubit !
Në kuadër të përgatitjeve, për edicionin e ri të garave 2021/2022, Sot në ambientet e klubit janë prezantuar lojtarët të cilët kanë rinovuar kontratat me klubin , por edhe lojtarët që vijnë përforcim për klubin. Drejtuesit e klubit gjatë gjithë kësaj kohë, kanë qenë aktiv , në afatin kalimtar, duke tentuar të rinovojnë kontratën me pjesën e nevojshme të futbollistëve, si dhe duke u përforcuar me lojtarët në pozicione të cilat ka nevojë ekipi. Kësisoj, me klubin kanë rinovuar lojtarët:
Rinovimet e kontratave:
Shkelzen Lushtaku – Mbrojtësi i krahut të djathtë (Rinovon kontratën deri në vitin 2022).
Kreshnik Uka – Sulmues (Vazhdim i huazimit deri në vitin 2022).
Jose Denisson Silva – mesfushor/sulmues, (Rinovon deri në vitin 2022).
Harallamb Qaqi – Qendërmbrojtës, (Rinovon deri në vitin 2022).
Përveç rinovimeve , klubi ka menduar edhe përforcimet , të cilat janë bërë në bazë të pozita ku ka pasur nevojë ekipi.
Përforcimet:
Arbios Thaçi – Mesfushor – Rikthehet nga KF Malisheva në ‘folenë e vjetër në KF Drenica , duke firmsur kontratë një vjecare me klubin.
Armend Abazi – Sulmues – Rikthehet nga KF Malisheva në ‘folenë e vjetër në KF Drenica , duke firmsur kontratë një vjecare me klubin.
Samuel Ni Noye Narh – Sulmuesi korpulent do të jetë lojtari më i ri i Drenicës. 26-vjeçari që ka luajtuar edhe në Ligat Norvegjeze pjesë e ekipeve , Drammen FK, Sotra SK, Oygarden FK, Bryne FK, kurse ka luajtuar edhe në Qipro tek skuadrat, Liopetriou, Olympiacos Nicosia dhe MEAP Nisou, kurse se fundmi ka qenë pjesë e ekipit portugez LANK FCV.
Erdin Dushi – Qendermbrojtës – Vushtrriasi 19 vjecar, i cili është transferuar nga FC Prishtina, do të ‘djersitë’ fanellën ‘kuq e zi’ në kampionatin 2021/2022.
Erjon Morina – Sulmuesi perspektiv 19 vjecar, Erjon Morina, do të jetë në listën e lojtarëve perspektiv te KF Drenica, ai ka arritur marrëveshje një vjeçare me klubin me mundësi vazhdimi. Morina se fundmi ishte pjesë e FC Besa nga Peja.
Klubi gjatë ditëve në vijim do të prezantojë edhe disa marrëveshje tjera me disa futbollistë tjerë që do të jenë pjesë e klubit për edicionin e ri të garave 2021/2022.
Vazhdojmë
/Telegrafi/
Exit mobile version