Telegrafi

Zyrtare: Drenica prezanton Dionis Çikanin

Drenica sot në ambientet e klubit ka prezantuar sulmuesi anësor, Dionis Çikani. 

21 vjeçari vjen te Drenica, në formë huazimi nga skuadra e Partizanit të Tiranës.

“Lojtari  ka filluar menjëherë stërvitjet me grupin tjetër të lojtarëve”.

“Sulmuesi nga Shqipëria, më herët ka bërë karrierë edhe tek Tirana dhe Besa e Kavajës”.

“Çikani është përforcimi i shtatë në skuadër, kurse deri në përfundim të afatit kalimtar, drejtuesit e klubit po punojnë të sjellin edhe disa lojtarë tjerë në ekip, për ta kompletuar skuadrën për stinorin pranveror”, thuhet në njoftimin e klubit.

Drenica ka mbyllur edicionin vjeshtor me 19 pikë në vendin e nëntë. /Telegrafi/