Malisheva ka filluar rinovimet për sezonin e ardhshëm, ku gjithçka ka nisur nga kapiteni Dren Kryeziu.
Mbrojtësi që ishte shtylla kryesore e ekipit ka rinovuar edhe për dy vite me klubin e Malishevës.
“Çdokush e përkrahë skuadrën kur fiton; nuk duhet kurajo, mirëpo të qëndrosh pas skuadrës, ta mbrosh skuadrën kur ka nevojë për ty, kjo kërkon kurajo!”.
“Kapiteni Dren Kryeziu rinovon kontratën me klubin edhe dy vitet e ardhshme!”, thuhet në njoftimin e klubit.
Malisheva sezonin e fundit e mbylli në pozitën e gjashtë nën drejtimin e trajnerit Bylbyl Sokoli. /Telegrafi/