Telegrafi

Zyrtare: Dossena kalon në Napoli

Përfaqësuesi i kombëtares italiane përfundimisht i ka dhënë fund tmerrit të tij në Anfield, ku kaloi në verën e vitit 2008 nga Udinese, dhe është rikthyer në Serie A.

“Andrea Dossena është lojtar i ri i Napolit. Lojtari ka nënshkruar marrëveshje e cila zgjat deri në vitin 2014”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit italian.

“Jam i lumtur që do të mund ta vesh fanellën e Napolit. Zgjodha të transferohem në një klub me prestigj i cili para meje ka një projekt të rëndësishëm. Mezi pres të luaj në stadiumin San Paolo dhe para publikut të shkëlqyeshëm”, ka thënë Dossena./Telegrafi/