Klubi gjerman, Borussia Dortmundit ka shkarkuar nga detyra trajnerin e njohur Marco Rose.
Marco Rose është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Borussia Dortmundit pasi kaloi vetëm një sezon pa trofe në krye të klubit nga Bundesliga.
Trajneri 45-vjeçar trashëgoi frenat e ekipit në Signal Iduna Park në verën e vitit 2021, pasi kishte shfaqur talentin e tij në Red Bull Salzburg dhe Borussia Monchengladbach.
Ai, sidoqoftë, e kishte të vështirë me Dortmundin dhe e përfundoi sezonin 2021/22 me tetë pikë larg kampionit Bayern Munich dhe pa asnjë trofe.
BVB and Coach Marco Rose end their relationship.
Following an intensive season analysis on Thursday, including Rose, Watzke, Zorc, Kehl, and Sammer, the club has decided to move forward, and wishes Marco Rose the best of luck in his next opportunity 👏 pic.twitter.com/xpz6eBjS8T
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) May 20, 2022
“BVB dhe trajneri Marco Rose i japin fund lidhjes së tyre”.
“Pas një analize intensive të sezonit të enjten, duke përfshirë Rose, Watzke, Zorc, Kehl dhe Sammer, klubi ka vendosur të ecë përpara dhe i uron Marco Rose fat më të mirë në mundësinë e tij të radhës”, thuhet në njoftimin e Dortmundit. /Telegrafi/