Borussia Dortmund ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Lorient, Raphael Guerriero.
Afati kalimtar veror po del të jetë shumë i frytshëm për skuadrën e gjermane, Borussia Dortmund.
Kjo pasi nën kampioni gjerman ka zyrtarizuar edhe një futbollistë, i cili është i teti i afruar në këtë afat, pas dy largimeve të rëndësishme që pati, me Matts Hummels te Bayern Munich dhe Ilkay Gundogan te Manchester City.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Është mbrojtësi i krahut të majtë i Lorientit, Raphael Guerriero, i cili u zyrtarizua sot gjatë ditës nga Borussia Dortmund, zyrtarizim i cili u bë publik në faqen zyrtare te klubit gjerman.
Marrëveshja në mes klubit dhe futbollistit është katër vjeçare, ndërsa futbollisti do t’i bashkohet skuadrës pas kampionatit evropian. /Telegrafi/