Andre Schurrle është lojtari më i ri i Borussia Dortmundit.
Nën-kampioni i Gjermanisë ka kryer me sukses edhe një transferim në këtë afat kalimtar.
Borussia Dortmund ka arritur të nënshkruaj me sulmuesin gjerman, Andrea Schurrle nga Wolfsburgu.
Ky transferim i ka kushtuar ‘milionerëve’ plot 30 milionë euro, ndërsa palët kanë nënshkruar një kontratë të vlefshme për 5 vitet e ardhshme.
Ky ishte transferimi i tetë i Dortmundit në këtë afat kalimtar, teksa ka ofruar në radhët e veta futbollist si Mario Gotze, Sebastian Rode, Marc Barta e Osmane Dembele. /Telegrafi/