Borussia Dortmund ka afruar në radhët e veta mbrojtësin e majtë të Lorient, Raphael Guerreiro.
Skuadra gjermane nuk ka të ndaluar në tregun e transferimeve.
Pas largimit të Matts Hummels drejt Bayernit dhe Ilkay Gundoganit te Manchester City, nën kampioni gjerman e ka afruar edhe një futbollistë, 22-vjeçarin portugez, Raphael Guerriero, i cili do të bëhet nënshkrimi i gjashtë i klubit gjatë verës.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Ky afrimi i Guerreros në radhët e veta i ka kushtuar Dortmundit 12 milionë euro, duke mposhtur konkurrencën e Liverpoolit.
Klubi nga Bundesliga më herë kanë arritur marrëveshje edhe me Sebastian Rode nga Bayern Munich, Marc Bartra nga Barcelona dhe Ousmane Dembele nga Rennes. /Telegrafi/