Paco Alcacer zyrtarisht është një futbollist i gjigantit gjerman Borussia Dortmund.
Sulmuesi spanjoll iu bashkua Dortmundit në verën e vitit të kaluar si huazim nga Barcelona.
Liderët aktual të Bundesligës kishin paguar dy milionë euro për huazimin, ndërsa tani e kanë blerë përfundimisht reprezentuesin spanjoll.
Për të nënshkruar kontratë afatgjate me Pacon, Dortmund është detyruar të derdh edhe 23 milionë euro të tjera në llogari të Barcelonës.
Paco ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me kampionin e shumëfishtë të Gjermanisë, ndërsa nëse shitet brenda kësaj periudhe atëherë 5% e fitimit do t’i marrë Barcelona.
25-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e Dortmundit ku në 14 takime në Bundesliga ka shënuar 12 gola.
Kujtojmë që Acacer me skuadrën verdh e zi janë duke synuar triumfin në Bundesliga ku aktualisht janë në pozitën e parë me shtatë pikë më shumë se Bayern Munich. /Telegrafi/