Telegrafi

E konfirmon Todorov, dorëhiqet nga mandati i deputetit (Foto)

Ish-ministri për Shëndetësi dhe Zëvendëskryeministri në qeverinë e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Todorov minuta më parë në profilin e tij zyrtar në Facebook ka kumtuar dorëheqjen e tij nga mandati i deputetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Duke pasur parasysh se planifikoj që në të ardhmen të kontribuojë në profesionin tim kryesor si një avokat, si dhe mund të jap një kontribut më të madh në aktivitetet partiake, më lejoni t’ju informoj se kam vendosur të japë dorëheqje në funksionin e deputetit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë’, shkruan Todorov në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/