Site icon Telegrafi

Zyrtare: Donnarumma nuk rinovon me Milanin

Gianluigi Donnarumma nuk do të rinovojë kontratën e tij, njoftoi Milanin pas një takimi të përplasur me agjentin Mino Raiola, kështu që Real Madridi dhe Paris Saint-Germain mund të bëjnë hapa përpara.

18-vjeçari italian erdhi përmes akademisë së të rinjve të Milanit dhe u fut në ekipin e parë në moshën 16-vjeçare, por tani ka ndryshuar raporti mes tyre me Donnarumman, i cili duket se do ta ‘tradhtoj’ klubin kuqezi.

Është drejtori ekzekutiv i klubit, Marco Fassone, i cili ka bërë publik vendimin përfundimtar të portierit italian, për të mos rinovuar me klubin.

Lexo po ashtu Në ditët e ardhshme vendoset e ardhmja e Donnarummas

“Raiola na njoftoi se Donnarumma ka marrë një vendim përfundimtar për të mos rinovuar kontratën me Milanin. Është një vendim përfundimtar, i bërë nga lojtari”, ka deklaruar fillimisht drejtori ekzekutiv i Milanit, Marco Fassone.

“Dua të ju kujtoj të gjithëve se 10 ditë më parë (drejtori Massimiliano) Mirabelli bëri një propozim shumë të rëndësishëm për lojtarin, njëri edhe më i fortë se raportet që u shfaqën në gazeta të ndryshme”, përcjell Telegrafi.

“Lojtari e vlerësoi atë dhe bëri disa vlerësime që nuk ishin vetëm ekonomike, por edhe teknike dhe profesionale, dhe ai na tha se ai nuk dëshiron të rinovojë kontratën, kështu që koha e tij me Milanin do të përfundojë më 30 qershor 2018”.

Lexo po ashtu Reina nuk do t'i bashkohet Milanit

“Ne ishim kapur në befasi, pasi shpresuam me siguri se Donnarumma do të ishte portieri ynë në të ardhmen, që ne të mund të ndërtonim ekipin përreth tij”.

“Ne besojmë se ne mund të bëjmë më të mirën. Natyrisht, vendimi lë një shije të hidhur në gojë, por tani duhet të shkojmë përpara dhe Milan të shkojë përpara”, përfundoi drejtori ekzekutiv i Milanit.

Tani tashmë ka njoftime se Paris Saint-Germain dhe Real Madridi po ofrojnë paga prej gjashtë milionë eurove në sezon për italianin, ndërsa Milani thuhet si i ka ofruar 4.5 milionë në sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version