Telegrafi

Zyrtare: Donjet Shkodra vazhdon me skuadrën kazake Shakhtar

Donjet Shkodra po kalon një formë të shkëlqyer me Shakhtar Karagandin në Kazakistan, teksa ka shënuar dy gola në tri ndeshjet e fundit.

Kjo formë që po kalon ish-futbollisti i Kukësit, ka bërë që drejtuesit kazak ta shpërblejnë me rinovimin e kontratës.

Pak momente më parë klubi i Shaktarit ka zyrtarizuar gjithçka në faqen zyrtare.

Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Deri tani, Shkodra ka zhvilluar 10 ndeshje me fanellën e Karagandit, me këta të fundit që renditen në vendin e shtatë në kampionat.

Kujtojmë që gjilanasi ka bërë karrierë edhe në Shqipëri duke veshur fanellat e Kukësit, Skënderbeut e Flamurtarit. /Telegrafi/