Telegrafi

Zyrtare: Dominguez lojtar i Valencias

Mediat në Spanjë që në javën e kaluar zbuluan se ekipi spanjoll do të përforcohet me sulmuesin argjentinas, i cili së shpejti do të jetë lojtar i lirë. Dhe kështu ndodhi, pasi sulmuesi mbrëmë arriti në Valencia për të kaluar me sukses testet mjekësore dhe sot ka nënshkruar marrëveshje me klubin e La Liga.

Klubi spanjoll nuk ka dashur të zbulojë detaje të marrëveshjes, por sipas mediave sulmuesi do të marrë një pagë vjetore prej 1.5 milionë eurosh.

Dominguez do të zbulohet si lojtar i Valencias nesër, ndërsa do të mund të luajë në pjesën e dytë të sezonit./Telegrafi