Telegrafi

Zyrtare: Dior Zabërgja transferohet te Dukagjini

Dukagjini i Klinës ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Mesfushori vushtrrias, Dior Zabërgja është përforcimi i ri i klinasve të cilët tanimë e kanë zyrtarizuar atë.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit klinas që ka njoftuar për nënshkrimin me Zabërgjën i cili më parë ka luajtur edhe për Vushtrrinë, Arbërinë e Gjilanin.

“Mesfushori qendror, me një përvojë të madhe në futbollin kosovarë ka arritur marrëveshje me skuadrën tonë. Diori sezonin e kaluar ishte pjesë e Vushtrrisë, ndërkohë në të kaluarën në Superligen e Kosovës është paraqitur edhe te klubi i Arbërisë dhe ai i Gjilanit. Mirësevjen DIOR, na priftë e mbara”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit klinas,

Zabërgja është përforcimi i tretë i Dukagjinit, pasi ata më parë kanë nënshkruar edhe me Egzon Qerimin dhe Mhill Grabnicën. /Telegrafi/