Diogo Dalot ka nënshkruar një kontratë të re që do të zgjasë qëndrimin e tij te Manchester United deri më 30 qershor 2028, me opsion edhe për një vit tjetër.
Mbrojtësi 24-vjeçar ka bërë 107 paraqitje për klubin, ka edhe 11 ndeshje për Portugalinë.
Diogo Dalot është ndarë i lumtur me vazhdimin e kontratës, duke thënë se është nder i madh të luash për Man Utd.
2️⃣0️⃣2️⃣8️⃣ ✍️@DalotDiogo has signed fresh terms with the Reds! 🤩#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) May 31, 2023
“Të luash për Manchester United është një nga nderet më të mëdha që mund të kesh në futboll”.
“Ne kemi ndarë disa momente fantastike gjatë pesë viteve të fundit, dhe unë jam rritur aq shumë dhe pasioni im për këtë klub të jashtëzakonshëm është rritur që nga dita që u bashkova”, ka thënë ai.
Dalot nënshkruan kontratën e tij të re së bashku me menaxherin Erik ten Hag. /Telegrafi/