Grasshopper ka njoftuar se ka transferuar Dijon Kamerin në formë huazimi nga RB Salzburg.
Lojtari do të kalojë pjesën e mbetur të sezonit tek skuadra zvicerane.
“Grasshopper Club Zurich merr në huazim Dijon Kamerin nga RB Salzburg. Lojtari austriak i Kombëtares U21 vjen në Cyrih deri në fund të sezonit”, thuhet fillimisht në komunikatën e tyre.
“Kameri kaloi në të gjitha nivelet e Akademisë Red Bull Salzburg. Pas një periudhe njëvjeçare në klubin e bashkëpunimit FC Liefering, mesfushori sulmues bëri debutimin e tij për Red Bulls në moshën 18-vjeçare”.
“Kameri ka luajtur gjithsej 25 ndeshje për kampionët në fuqi të Austrisë, pesë prej të cilave në Ligën e Kampionëve”.
“Grasshopper Club Zurich mirëpret ngrohtësisht Dijon Kamerin në Cyrih dhe pret të punojmë së bashku” , thuhet më tej në njoftimin e tyre. /Telegrafi/