Aston Villa ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra e trajnerit Roberto Di Matteon.
Klubi i njohur anglez është pjesë e Championshipit, nuk ka pasur fillimin e dëshiruar në sezonin 2016/17.
Italiani ishte në krye të Aston Villas vetëm për 124 ditë. Ish-trajneri i Chelseat fitoi vetëm një ndeshje nga 12 gjithsej.
Në vend të tij është emëruar Steve Clarke. /Telegrafi/