Ramiz Dervishi do ta drejtojë skuadrën pas largimit të Afrim Tovërlanit.
Dervishi i cili deri me tani ka qenë ndihmëstrajner i Feronikelit, nga tani do të jetë në krye të skuadrës të paktën deri në përfundim të kampionatit.
Dervishi po e merr drejtimin në një moment kur skuadra nuk po kalon formë të mirë dhe objektivi për të dal kampion tashmë është pothuajse i pamundur, shkruhet në komunikatën e klubit.
Kryesia e KF Feronikelit i jep mbështetje Dervishit dhe i uron suksese në vazhdim.
Feronikeli është në pozitën e tretë në Superligë. /Telegrafi/