Site icon Telegrafi

Zyrtare: Derrick Rose lojtar i Cleveland Cavaliers

Derrick Rose do të jetë pjesë e Cleveland Cavaliers për sezonin e ardhshëm në NBA.

Spekulimet disa ditore u konfirmuan të hënën mbrëma kur Rose edhe u mësua se ka nënshkruar kontratën e re me Cavaliers.

Ai do të përfitojë 2.1 milionë dollar sezonin e ardhshëm, plot 20 milionë më pak se sa që fitoi sezonin e fundit te Neë York Knicks.

Ish fituesi i MVP te Chicago tash bashkohet me LeBron James në një tentim për të kthyer titullin e kampiont në Ohio.

Nënshkrimi i Rose vjen pas kërkesës së Kyrie Irving për t’u larguar, i cili ka kërkuar që të transferohet te San Antonio Spurs. /Telegrafi/

Exit mobile version