Site icon Telegrafi

Zyrtare: Derrick Bonsu, lojtar i ri i Dritës

Klubi gjilanas, Drita ka njoftuar sot (e enjte) zyrtarisht transferimin e mesfushorit ganez, Derrick Bonsu.

“Intelektualët” kanë përforcuar radhët e veta vetëm disa ditë para nisjes së sezonit pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Lojtari i fundit që klubi gjilanas ka nënshkruar me të është mesfushori Bonsu, i cili ka nënshkruar kontratë të vlefshme për dy vite e gjysmë.

Është vet Drita, e cila ka njoftuar me anë të një postimi në faqen zyrtare të klubit.

Postimi pa ndërhyrje

Derrick Bonsu është lojtari ynë

Klubi jonë FC DRITA ka nënshkruar me lojtarin ganez Derrick Bonsu.

Bonsu luan në pozitën e mesfushorit defanziv dhe ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2027.

Ai vjen nga kampionati sllovak ku më parë ka luajtur për ekipet si Pohronie dhe Pdbrezova.

Bonsu do të jetë një opcion shtesë për klubin dhe i dëshirojmë mirëseardhje në familjen tonë bardhë e kaltër.

Welcome Bonsu

/Telegrafi/

Exit mobile version