Telegrafi

Zyrtare: Deron Williams në Cavaliers (Video)

Pas shumë thashethemeve, më në fund është realizuar transferi i Deron Williamsit.

D-Will, zyrtarisht është transferuar te kampioni aktual i NBA-së, Cleveland Cavaliers.

Williams sivjet me Dallas Mavericksin luajti me mesatare prej 13.1 pikë për ndeshje, 6.9 asistime dhe 2.6 kërcime për ndeshje.

Në këtë transferim rol të rëndësishëm luajti super ylli i skuadrës LeBron James, ngase kërkonte me ngulm të ketë një fundor në skuadër.