Site icon Telegrafi

Zyrtare: Derby County emëron Cocun si pasues të Lampardit

Philipp Cocu (Foto: Derby County/Twitter)

Legjenda holandeze, Philipp Cocu është emëruar trajner i ri i skuadrës angleze, Derby County.

Frank Lampard u zyrtarizua gjatë të enjtes si trajner i Chelseat, duke prishur kontratën me miratimin e ish-klubit të tij, Derby County.

Megjithatë, Derby nuk ka vonuar shumë dhe ka gjetur pasuesin e tij, të cilin e ka zyrtarizuar sot (e premte) gjatë ditës.

Lexo po ashtu Fjalët e para të Lampardit si trajner i Chelseat: Jam jashtëzakonisht krenar, mezi pres të filloj punën

Bëhet fjalë për legjendës holandeze, Philipp Cocu, i cili vjen si pasues i Lampardit, ndërsa në të kaluarën ka drejtuar PSV Eindhoven.

“Derby County Football Club është i kënaqur të njoftojë emërimin e Phillip Cocu si menaxher i ri i klubit”.

“Ish-mesfushori holandez Cocu, 48 vjeç, ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare”, thuhet në njoftimin e Derbyt. /Telegrafi/

Exit mobile version