Telegrafi

Zyrtare: Dënohet Barcelona

Tifozët e Barcelonës nuk do të kenë të drejtë të shfaqin flamuj të Katalonisë në ndeshjen finale në Copa del Rey kundër Sevillas, të dielën.

Liga e Spanjës i ka ndaluar gjigantit katalan shfaqjen e flamurit për duelin në stadiumin Vicente Calderon në Madrid.

Por, vendimi është përcjell me një reagim të ashpër nga Barcelona, të publikuar në faqen zyrtare të klubit.

“Nuk pajtohemi me vendimin për ndalimin e flamurit të Katalonisë. Kjo është një goditje ndaj të drejtës së përfaqësimit të lirë. Barcelona gjithmonë e ka mbrojtur të drejtën e saj dhe kërkojmë nga presidenti i shtetit që ta kuptoj domethënien në mënyrë që atmosfera në finalen e Copa del Rey të jetë ajo që të dy klubet e meritojnë”, thuhet në reagimin e Barcelonës.

Klubi katalan ka pasur probleme të ngjashme edhe në të kaluarën, por vetëm në ndeshje të garave evropiane.