Telegrafi

Zyrtare: Demba Ba lojtar i Chelseat

Rafa Benitez vendosi që ta blejë kartonin e tij prej 7.5 milion eurove, shumë të cilën Newcastle e kishte vendosur si klauzolë për largimin e Demba Ba.

“Është ndjenjë e mirë të jem këtu. Unë jam shumë i lumtur dhe shumë krenar. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua dhe për Newcastlin, që ta sqarojmë të ardhmen time dhe të vazhdojmë përpara”.

“Kur një klub që ka fituar Ligën e Kampionëve ju kërkon juve, është shumë e lehtë të vendosni. Ky është një klub i madh dhe kjo më ndihmoi shumë për të marrë vendimin”, ka thënë Demba Ba./Telegrafi/