Telegrafi

Zyrtare: Dejan Vukicevic nuk është më trajner i Feronikelit

Dejan Vukicevic nuk do të jetë më trajner i Feronikelit pasi palët kanë ndërprerë bashkëpunimin mes vete.

Sot (e mërkurë) gjatë ditës, klubi nga Drenasi ka njoftuar ndarjen me trajnerin malazez, Vukicevic.

Njoftimi i Industrialistëve erdhi nga faqet e tyre zyrtare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Feronikelit

“Pas një bisede të trajnerit, Vukicevic dhe Presidentit të klubit, Naser Ramaj, që të dy janë dakorduar që të ndërpritet bashkëpunimi, që do të thotë se Vukicevic nuk do të jetë më trajner i FC Feronikelit”.

“Është e dukshme që klubi po kalon në një fazë jo të mirë dhe se ndryshimet ishin të nevojshme, prandaj edhe erdhi deri te kjo ndërprerje e bashkëpunimit”.

“Sidoqoftë, FC Feronikeli falënderon trajnerin, Dejan Vukicevic, për punën dhe profesionalizmin e treguar deri në ditën e tij të fundit si trajner i klubit”.

“FC Feronikeli do të njoftojë me kohë për pasuesin e trajnerit, Vukicevic”, thuhet në njoftimin e klubit nga Drenasi. /Telegrafi/