Telegrafi

Zyrtare: De Sciglio lojtar i Juventusit

Juventusi ka kompletuar transferimin e Mattia De Sciglios nga Milani.

Në ditën që u konfirmua edhe transferimi i Bonuccit te Milani, tash Juve ka konfirmuar kalimin e De Sciglios.

De Sciglio ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022 me klubin nga Torino.

De Sciglio i ka kushtuar Juventusit 12 milionë euro në një pagesë që do të bëhet në tri këste.

Ky është përforcimi i radhës nga Juve në vazhdën e afatit kalimtar ku klubi torinez ka qenë mjaft aktiv. /Telegrafi/