Telegrafi

Zyrtare: De Sanctis te Monaco

Monaco ka zyrtarizuar blerjen e Morgan De Sanctis nga Roma.

Portierit i kishte skaduar kontrata me klubin nga kryeqyteti dhe ata vendosën që të mos ia vazhdojnë.

Klubi nga Ligue 1 ka arritur marrëveshje me 39-vjeçarin për një vit.

LIVE: Transferimet minut mas minute të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet

“AS Monaco ka arritur të sigurojnë shërbimet e Morgan De Sanctis, i cili do të jetë me ne për një sezon”, thuhet në njoftimin e klubit.

De Sanctis ka 6 paraqitje, ndërsa ka luajtur me Juventusin, Napolin, Sevillan dhe Galatasaray, para se të qëndronte për tre sezone te Roma. /Telegrafi/