Telegrafi

Zyrtare: De Gea largohet nga Manchester United

Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht largimin e David de Geas pas një periudhe 12-vjeçare me klubin.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe personalisht spanjolli në llogarinë e tij në rrjetet sociale dhe ka dërguar një mesazh për fansat.

Ai shkroi në Twitter: “Unë thjesht doja t’u dërgoja këtë mesazh lamtumirës të gjithë mbështetësve të Manchester United. Do të doja të shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim të palëkundur për dashurinë e 12 viteve të fundit. Ne kemi arritur shumë që kur Sir Alex Ferguson më solli në këtë klub”.

“Kam qenë krenarë sa herë që kam veshur këtë fanellë, për të udhëhequr ekipin, për të përfaqësuar këtë institucion, klubi më i madh në botë – ishte një nder që u jepte vetëm disa futbollistëve me fat. Ka qenë një periudhë e paharrueshme dhe e suksesshme që kur erdha këtu”.

“Nuk e mendoja se duke u larguar nga Madridi si djalë i ri do të arrinim atë që bëmë së bashku. Tani, është koha e duhur për të ndërmarrë një sfidë të re, për të shtyrë veten përsëri në një mjedis të ri”.

“Manchester do të jetë gjithmonë në zemrën time, Manchesteri më ka formësuar dhe nuk do të më braktisë kurrë. Ne i kemi parë të gjitha”, ka shtuar më tej De Gea.

De Gea largohet nga Man United pasi ka bërë 545 paraqitje për klubin, duke mbajtur 190 herë portën e paprekur. Ai fitoi Ligën Premier, FA Cup, Carabao Cup dhe Ligën e Evropës me klubin. /Telegrafi/