David de Gea ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2023.
Djajtë e Kuq kanë konfiruar se portieri spanjoll ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për disa vite.
Spanjolli u transferuar në vitin 2011 në Old Trafford, ndërsa ka bërë 367 paraqitje për klubin, gjersa ka fituar Ligën Premier, FA Cupën, Carabao Cup, Ligën e Evropës dhe Community Shieldin.
“Është një kënaqësi e madhe që t’i kalosh tetë vite në këtë klub të mrekullueshëm dhe mundësinë që të vazhdoni karrierën edhe për disa vite te Manchester United”, ka thënë28-vjeçari.
“Që kur kam arritur këtu nuk e kam imagjinuar se do t’i zhvilloja mbi 350 ndeshje me klubin, Tani e ardhmja ime është vendosur, e gjitha çfarë dua është që ta ndihmoj klubin dhe që të fitojmë më shumë trofe sërish, së bashku”, ka shtuar më tej De Gea.
Portieri spanjoll ishte kërkuar edhe nga skuadrat si, Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Juventus, mirëpo vendosi ta vazhdonte kontratën. /Telegrafi/
✍️ @D_DeGea is here to stay! #MUFC #DaveSaves 👐
— Manchester United (@ManUtd) September 16, 2019