Telegrafi

Zyrtare: De Biasi nënshkruan kontratën, nga sot zyrtarisht trajner i Azerbajxhanit

Më në fund ka ardhur zyrtarizimi dhe Gianni De Biasi është trajner i ri i Kombëtares së Azerbajxhanit.

Trajneri italian që kishte shkruar historinë me Shqipërinë duke e kualifikuar në Euro 2016, tani është bërë me punë të re pas një pauze thuajse tre vjeçare.

64-vjeçari ka konfirmuar vet nëpërmjet faqes së tij zyrtare që ka nënshkruar kontratën me Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit.

Bëhet fjalë për një kontratë për një vit e gjysmë dhe De Biasi do të jetë trajner i kësaj kombëtare deri në muajin nëntor të vitit 2021.

“Sot nënshkrova kontratën që më lidh me Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit deri më 30 nëntor 2021”.

“Dëshirë e madhe për të filluar përsëri një sfidë të re dhe të madhe”, ka shkruar italiani.

Kujtojmë që De Biasi më parë ka drejtuar edhe skuadra të njohura si Torino, Spal, Brescia, Levante, Udinese, Carpi e së fundmi Deportivo Alaves. /Telegrafi/