David Villa është larguar përfundimisht nga futbolli amerikan MLS.
Sulmuesi spanjoll ishte pjesë e skuadrës amerikane New York City që nga viti 2014 kur iu bashkua nga Atletico Madrid.
Reprezentuesi spanjoll është larguar nga New York City për ta vazhduar karrierën në futbollin japonez.
Është skuadra e Vissel Kobes që e ka zyrtarizuar afrimin e David Villas.
36-vjeçari do t’i bashkohet klubit japonez nga 1 janari, pasi kontrata e tij me New York Cityn skadon në fund të këtij muaji.
/
ようこそダビド ビジャ選手(@Guaje7Villa)!
Welcome to David Villa!
\
ニューヨーク・シティFCよりFWダビド ビジャ選手が完全移籍で加入することとなりました!
David #Villa, FW player, to Join #Vissel Kobe from New York City FC on a permanent deal!https://t.co/zDZjNhlNfB#visselkobe pic.twitter.com/jxDW3vRiF7— ヴィッセル神戸 (@visselkobe) December 1, 2018
Klubi japonez, Vissel Kobe nuk ka dhënë ndonjë informacion se për sa vite ka nënshkruar spanjolli.
Gjithsesi Villa tek ky klub do të bashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona e Spanja, Andres Iniesta si dhe me sulmuesin gjerman Lukas Podolski.
Vissel Kobe ka për qëllim që vitin tjetër të fitojë titullin e kampionit në Japoni.
Villa më parë ka luajtur për skuadra të ndryshme spanjolle si Valencia, Barcelona, Atletico Madrid, Real Zaragoza e Sporting Gijon. /Telegrafi/