Mesfushori spanjoll, David Silva ka vazhduar kontratën e tij me Manchester City, e cila do ta lidh deri në verën e vitit 2020.
Ylli spanjoll kishte kontratë me klubin nga Etihad vetëm deri në qershor të vitit 2019, por vendosi ta vazhdoj atë.
Pas bisedimeve me drejtuesit e klubit, Silva ra në ujdi ta vazhdojë qëndrimin e tij te City edhe për një vit, pra deri më 2020.
Rinovimi i kontratës nga Silva erdhi si dhuratë për veten dhe klubin, pasi atëherë spanjolli do të festonte 10 vjetorin e tij si “Qytetar”.
Pas rinovimit të kontratës është vet klubi anglez që ka njoftuar mes faqeve të tyre zyrtare në internet dhe rrjetet sociale.
“David Silva ka vazhduar edhe për një vit kontratën e tij me Man Cityn. Marrëveshja e re do ta mbaj atë në Etihad Stadium deri më 2020, atëherë kur i mbush 10 vjet në klub”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.
“Jam shumë i lumtur që e kam lidhur të ardhmen time me City-n. Jam krenar për arritjet e mia me këtë skuadër”.
“Besoj se jemi në një pozicion shumë të mirë për të fituar trofe të tjerë me Pep Guaridolën”, ka thënë Silva pas rinovimit. /Telegrafi/