Telegrafi

Zyrtare: David Datro Fofana kalon te Chelsea

Chelsea ka njoftuar se sulmuesi i ri David Datro Fofana do t’i bashkohet klubit sapo të hapet zyrtarisht afati kalimtar i janarit.

Blutë fituan garën me disa skuadra të tjera të Ligës Premier për nënshkrimin e talentit që luan te Molde.

“Chelsea FC ka arritur një paramarrëveshje me Molde FK për transferimin e David Datro Fofana”.

“Sulmuesi 20-vjeçar do t’i bashkohet Bluve më 1 janar 2023. Mezi e presim Davidin në klub!”, thuhet në njoftim.

Fofana shënoi 15 herë për Molde në vitin 2022. Brighton, Brentford dhe Leicester ishin në garë për sulmuesin./Telegrafi/