Cagliari ka arritur marrëveshje mbrojtësin kroat Darijo Srna i cili vjen nga Shakhtar Donetsk si transferim i lirë.
Klubi i Cagliarit e ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku e konfirmon kalimin e Srnas.
Lojtari ka nënshkruar kontratë të vlefshme për një vit me opsion edhe për një tjetër.
36-vjeçari ka bërë mbi 500 paraqitje për Shakhtarin.
Ai ka luajtur për Kroacinë në 134 ndeshje, por e ka pasur të ndaluar të luajë për shkak se ka dal pozitiv në doping.
Srna mungon te Kroaci këtë edicion, pas shumë vitesh si kapiten.
Kjo është blerja e dytë e ishullorëve pasi i pari ishte trajneri Rolando Maran. /Telegrafi/