Telegrafi

Zyrtare: Dardan Berisha i qëndron besnik Pejës, vazhdon kontratën edhe për një vit

Dardan Berisha ka vendosur të qëndrojë në shtëpi, përkundër ofertave të shumta.

Njëri nga basketbollistët më të mirë në histori të Kosovës, ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Pejës.

Berisha u kërkua me ngulm nga skuadrat kosovare, por ai i ka qëndruar besnik Pejës.

Reprezentuesi kosovar ka vazhduar edhe për një vit kontratën me klubin verdhezi.

Ka qenë vet klubi pejan që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ka konfirmuar se kapiteni mbetet në ‘Karagaqi’ për sezonin 2021/22. /Telegrafi/