Dardan Berisha nuk është më pjesë e skuadrës polake, Polfarmex Kutno.
Njëri nga basketbollistët më të mirë në histori të Kosovës, Dardan Berisha, i ka ndarë rrugët me skuadrën e Polfarmexit.
Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe Berisha ka gjetur skuadrën e re, duke u transferuar në kampionatin italian, transmeton Telegrafi.
Është vet basketbollisti nga Peja, i cili ka bërë publike ndarjen me klubin polak dhe marrëveshjen me klubit e ri italian, JuveCaserta.
“Faleminderit Polfarmex Kutno. Ekipi i radhës JuveCaserta”, ka shkruar Berisha në postin e tij në Facebook. /Telegrafi/