Sao Paulo ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me ish-mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Dani Alves.
Braziliani ka nënshkruar një kontratë me gjigantët brazilianë e cila vlen deri në dhjetor të vitit 2022, u njoftua të enjten.
Futbollisti 36-vjeçar – i cili u transferua për herë të parë në Evropë në vitin 2002, duke iu bashkuar Sevilla nga Bahia – ishte një lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës dyvjeçare me kampionët francez.
“For my country, for my people. For my beloved club.” @DaniAlvesD2 is here until 2022! 🇾🇪🇧🇷 pic.twitter.com/10kLLLOrDI
— São Paulo FC (@SaoPauloFC_eng) August 1, 2019
Alves kishte qenë i lidhur me ish-klubin, Barcelona dhe disa ekipe të Ligës Premier, megjithatë, veterani ka zgjedhur të kthehet në shtëpi në Brazil.
“Daniel Alves është mishërimi i asaj që parashikon ky menaxhment për Sao Paulon – një nga lojtarët kryesorë në botë dhe i njohur për profesionalizmin e jashtëzakonshëm, vendosmërinë dhe etjen e pafund për të fituar tituj”, tha ndër të tjerash presidenti i klubitn Carlos Augusto de Barros.
Ndryshe, Alves është lojtari më i trofeshëm në botën e futbollit duke fituar 40 trofe të ndryshëm me klubet dhe kombëtaren brazilian. /Telegrafi/