Dani Alves ka ndërprerë zyrtarisht kontratën e tij me Juventusin me pëlqimin e ndërsjellë, duke e liruar atë për një lëvizje në Manchester City.
Ishte konfirmuar nga drejtori i përgjithshëm Beppe Marotta javën e kaluar, ndërsa dje braziliani i shkroi një mesazh lamtumirë mbështetësve.
Lajmi u bë zyrtar këtë pasdite me një deklaratë të shkurtër në faqen e internetit të Bianconerëve.
Dani Alves arriti si transferim i lirë nga Barcelona verën e kaluar dhe u largua pasi fitoi një Scudetto, një Kupë të Italisë dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ai bëri 33 paraqitje për klubin, duke shënuar gjashtë gola dhe bërë shumë asistime.
Edhe pse Chelsea janë të interesuar, besohet gjerësisht se Dani Alves do të bashkohet me ish-trajnerin e tij te Barcelona, Pep Guardiola në Manchester City. /Telegrafi/