Mbrojtësi brazilian kthehet në FC Barcelona pasi ka luajtur më parë për ekipin nga sezoni 2008/09 deri në sezonin 2015/16.
FC Barcelona dhe Dani Alves kanë arritur një marrëveshje në parim që lojtari t’i bashkohet ekipit të parë të futbollit për pjesën e mbetur të sezonit aktual.
Braziliani do t’i bashkohet stërvitjeve nga java e ardhshme, por nuk do të mund të luajë deri në janar.
🤯 @DaniAlvesD2 is coming back to Barça!
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 12, 2021
Dani Alves erdhi te Barça në verën e vitit 2008 pas pesë sezoneve të shkëlqyera në Sevilla.
Te Barcelona ai luajti tetë sezone, duke bërë 391 paraqitje zyrtare dhe duke shënuar 23 gola.
Ai ishte një zgjedhja kryesore e trajnerëve si Pep Guardiolën, Tito Vilanova, Tata Martino dhe Luis Enrique.
Back in DA house! pic.twitter.com/qicb8RRc1h
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 12, 2021
Alves ka bërë karrierës edhe te Juventus, Paris Saint-Germain dhe së fundi, në São Paulo në vendin e tij. /Telegrafi/