Telegrafi

Zyrtare: Daley Blind te Ajax deri në vitin 2023

Daley Blind ka vazhduar kontratën me Ajaxin të paktën deri në vitin 2023.

Klubi holandez e ka zyrtarizuar marrëveshjen në ditën që doli edhe shorti për çerekfinalen e Ligës së Evropës, ku Ajax do të përballet me Romën.

Mbrojtësi i lindur në vitin 1990, është në periudhën e dytë te Ajaxi, pasi aty e kishte filluar karrierën ku kishte luajtur për gjashtë vite, para se të bashkohej me Manchester United.

Blind qëndroi katër vite në Manchester United për tu kthyer sërish në klubin e fëmijërisë.

Ai u kthye tek Ajaxi në vitin 2018 mbetet i lidhur me “harkëtarët” për të paktën dy sezone.

Daley është djali i Danny Blind, legjendë e Ajaxit, që kishte luajtur më parë për vite të tëra me këtë klub. /Telegrafi/