Site icon Telegrafi

Zyrtare: Dajaku te Drenica

Po të premten, Drenica ka arritur marrëveshje 1-vjeçare me mesfushorin Dajaku. Lajmin e konfirmoi trajneri Tahir Lushtaku, duke folur tutje edhe për cilësitë e ish-anëtarit të Ferizajt. “E kemi kryer me Taulantin. Atij i ka mbetur vetëm që të nënshkruajë kontratën 1-vjeçare. Është një futbollist shumë cilësor, që dihet se sa i ka dhënë klubit të Drenicës. Një lojtar i tillë na duhet shumë neve”, është shprehur Lushtaku për Arenën.

Trajneri kuqezi insiston të mbajë të gjithë futbollistët që aktualisht i ka skuadra, ndërsa më pas thotë që ka nevojë edhe për 3-4 përforcime. /Telegrafi/ 

Exit mobile version