Telegrafi

Zyrtare: Lista e të gjitha veturave të reja të shitura në vitin 2018, Dacia më e shitura në Kosovë (Infografikë)

Falë komoditetit, sigurisë dhe rahatisë që i ofron gjatë vozitjes krahas një çmimi të arsyeshëm, e ka bërë Dacia të jetë vetura më e shitur në Republikën e Kosovës gjatë vitit 2018, me një diferencë të konsiderueshme nga vendet tjera me radhë.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka treguar për Telegrafin se gjatë vitit 2018 janë shitur 3400 vetura të reja.

“Në periudhën 1 janar 2018 – 31 dhjetor 2018, janë importuar 3400 vetura të reja në vendin ton. Vlera e këtyre importeve është 55,100,540.61 euro”, tregoi Stavileci.

Në statistikat e Doganës së Kosovës, Dacia prinë bindshëm me 529 vetura të reja të shitura gjatë vitit 2018 në Kosovë, pas saj renditen veturat e markës Shkoda, Renault, Volkswagen.

Gjatë vitit të kaluar janë shitur 397 vetura të reja të tipit Shkoda.

Kurse kosovarët gjatë vitit 2018 kanë blerë 362 vetura të markës Renault.

Pothuajse kaq vetura të reja ka shitur edhe Volkswagen me gjithsej 354.

Vitin e kaluar në vendin tonë janë shitur 208 vetura të markës Suzuki.

Më 2018, brendi Toyota ka shitur 203 vetura në vendin tonë.

E veturat e markës Citroën renditen në vendin e shtatë më 193 vetura të shitura gjatë gjithë vitit të kaluar

Në vendin e tetë renditen veturat e markës Peugeot me 189 vetura të shitura.

Vendin e nëntë e zënë Motoçikletat me katër rrota me 177 copë të shitura.

Kurse vendin e 10 e mbyllin veturat e markës Ford me 129 vetura të shitura. /Telegrafi/