Site icon Telegrafi

Zyrtare: Cuadrado i qëndron besnik Juventusit, vazhdon kontratën

Foto: Juventus FC/Twitter

Juan Cuadrado do të vazhdoj të mbetet pjesë e Juventusit së paku edhe për një edicion.

Anësori kolumbian është pjesë e Zonjës së Vjetër që nga viti 2015 dhe ka qenë njëri nga futbollistët më të mirë në vitet e fundit.

Kontrata e tij me Zonjën e Vjetër skadonte në fund të këdij edicioni, por ai ka vazhduar edhe për një vit me bardhezinjtë.

33-vjeçari ka nënshkruar kontratë të re me torinezët, kontratë e cila e mbanë atë në Allianz Stadium deri në verën e vitit 2023.

“Unik dhe i pazëvendësueshëm dhe është e mrekullueshme të jemi sërish bashkë, Panita!”, thuhet në njoftimin e Zonjës së Vjetër.

Mbrojtësi i djathtë këtë edicion ka zhvilluar 40 ndeshje në të gjitha garat me Juventusin, ku ka shënuar pesë gola e ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version